11:12 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Mësohet arsyeja e bllokimit të tregut të automjeteve në Fushë Kosovë [Video-Foto]

(I plotësuar 11:50) – Tregu i automjeteve në Fushë Kosovë funksionon çdo të dielë për tregtarët në Kosovë. Por, mëngjesin e sotëm kjo doli të jetë pak më ndryshe.

Qindra qytetarë ishin bllokuar në këtë vend, për shkak se nuk iu kishte lejuar futja e veturave në treg.

Mirëpo, lidhur me këtë rast, Indeksonline ka mësuar se ku qëndron arsyeja e kësaj situate. Kështu, tregu në fjalë çdo herë është hapur në orën 04:00 të mëngjesit, me këtë rast qytetarët kanë mundur të futen brenda prej kësaj kohe. Ndërsa sot, është bërë ndërrimi i orarit të hapjes së tregut, që ky i njëjti të hapet dy orë më vonë, pra saktësisht 06:00.

E, kjo ka ngjallur shqetësime të shumta në vend dhe ka bërë që tregtarët të nisin një lloj proteste për këtë situatë.

Për të informuar opinionin më saktë, Indeksonline ka marrë një përgjigje edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka sqaruar këtë situatë.

Por, Kelani thotë se për këtë janë kompetentë organet përgjegjëse të tregut.

“Prishtinë, rreth orës 07:30 disa tregtar të veturave me veturat e tyre kanë bllokuar hyrjen e tregut në shenjë pakënaqësie me orarin e hapjës së tregut. Rreth orës 07:40 pas  bisedimeve të tregtareve me përgjegjësit e tregut është liruar hyrja e tregut dhe çdo gjë është në rregull”, ka thënë Kelani./Indeksonline/


Shumë qytetarë të Kosovës që merren me tregti ditën e dielë e shfrytëzojnë për shitje apo blerje të veturave.

Por, sot mësohet se disa prej tyre këtë nuk po mund ta bëjnë pasi që tregu i automjeteve në “Fushë Kosovë” është bllokuar dhe veturat e qytetarëve nuk po lejohen të futen brenda nga policia e vendit, përderisa nuk dihet ende se cila është arsyeja e kësaj situate, shkruan Indeksonline.

Sipas një video që ka ardhur në redaksinë e Indeksonline shihet se si shumë qytetarë kanë mbetur të bllokuar.

Indeksonline do të ju mbajë të informuar për këtë rast…

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/