75 Mall Live Search
15:00 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mësohet arsyeja e vrasjes në Ferizaj, ishin në hasmëri qe një kohë të gjatë!

Mentor Aliu është personi që është vrarë sot në Ferizaj si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në afërsi të stacionit të autobusëve.

Indeksonline mëson se motivi i vrasjes është ‘hakmarrja’.

“Vëllai i Mentorit e ka vra një person para 3 vite. Tash këta janë hakmarrë për këtë vrasje”, ka thënë ky burim.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Ferizajt. Zëdhënësi, Agim Gashi ka treguar detaje të këtij rasti.

“Po, rreth orës 12:30 ka ndodhur rasti. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri, një person ka ndërruar jetë sipas mjekut kujdestar, është i moshës 25-30 vjeç, policia po merret me rastin”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Gjykata në Ferizaj në vitin 2017 kishte shpallur fajtor  Meriton Aliun (vëllain e tashmë të ndjerit, Mentorit) për vrasjen e 20 vjeçit Samir Rexha.

Aliu u dënua me 15 vjet burgim rreth vrasjen të ndodhur në gusht të vitit 2016.

Dëshmitarë, gjatë gjykimit, kishin treguar se Aliu e Rexha kishin hyrë duke biseduar në hyrje të një banese në Rrugën “Rexhep Bislimi” dhe më pas kishin dëgjuar të shtëna që i shkaktuan vdekjen Rexhës. /Indeksonline/