75 Mall Live Search
12:06 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / OSH

Mësohet arsyeja/ Jep dorëheqje ministri që nënshkroi marrëveshjen Kosovë-Danimarkë për të burgosurit

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Hækkerup, i cili ka nënshkruar traktatin për t’ia dhënë Kosova Danimarkës 300 qeli me qira, ka dhënë dorëheqje sot.

Ai këtë veprim e mori pasi u kritikua nga disa organizata të fëmijëve në Danimarkë.

Sipas mediumi danez, Altinget, këto organizata thonë se mundësia që fëmijët t’i vizitojnë prindërit e tyre të transferurar në burgjet e Kosovës mund të komplikohet aq shumë sa mund të jetë në shkelje të të drejtave të njeriut.

Fëmijët kanë të drejtë t’i vizitojnë prindërit e tyre, por mund të jetë aq e shtrenjtë dhe e rëndë sa rrezikojnë ta humbasin marrëdhënien me prindërit e tyre, shkruan Altinget.

Kjo marrëveshje tani do të jetë në dorë të ministrit të ri. Mattias Tesfaye, të cilit i kërkohet ta konsultojë ligjin.

Në rast se marrëveshja ratifikohet nga parlamentet e Kosovës dhe Danimarkës, Republika e Kosovës pritet të përfitoj 60 milionë euro investime në energji të ripërtitshme dhe 150 milionë euro për nevoja të tjera të shtetit./IndeksOnline/