75 Mall Live Search
14:05 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mësohet arsyeja se pse Avni Qaili sulmoi fizikisht Rexhep Qamilin

Dy gazetarët të TV shqiptar MRTV2, Rexhep Qamili dhe Avni Qaili janë përfshirirë në një sulm fizik.

Tekstshkruesi dhe producenti, Avni Qaili thuhet të ketë goditur kolegun e tij, Qamilin i cili ka marrë lëndime trupore.

Burime të Indeksonlinet mësojnë se arsyeja e përleshjes ishin problemet familjare.

Përveç si kolegë ata kanë edhe lidhje familjare, motra e Rexhepit ishte e martuar me vëllanë e Avniut, kohë më parë, ndërsa ishin ndarë dhe pikërisht kjo thuhet të ketë çuar te konflikti fizik midis dy kolegëve.

Kujtojmë se Rexhep Qamili përmes profilit të tij në Facebook ka publikuar disa fotografi ku shihet se ka marrë lëndime trupor, ndërsa ka treguar se rastin e ka paraqitur në polici./Indeksonline/