Mësohet arsyeja pse dështoi transferimi i Dakut te Zeniti, kishte të bënte me fyerjet që bëri ndaj serbëve dhe maqedonëve

Transferimi i Mirlind Dakut te Zenit tashmë ka dështuar zyrtarisht. Skuadra e njohur ruse ishte shumë pranë transferimit të yllit shqiptar gjatë afatit kalimtar të verës.
Por, ky transferim dështoi – kurse trajneri i njohur rus, Rinat Bilyaletdinov ka zbuluar arsyen pse dështoi kjo marrëveshje, shkruan Indeksonline
Sipas ish-trajnerit të disa skuadrave ruse, ky transferim dështoi pikërisht për shkak të fyerjeve të Mirlind Dakut, që i bëri ndaj serbëve dhe maqedonëve në Euro 2024.
“Ndoshta klubi mori një vendim të arsyeshëm. Kjo mund të kishte pasur një ndikim negativ në skuadër dhe kjo është arsyeja pse dështoi transferimi. Sjellja e tij në të kaluarën mund të jetë arsyeja pse futbollisti shqiptar nuk shkoi te Zeniti”, u shpreh trajneri rus
Kujtojmë që Mirlind Daku gjatë Euro 2024, mori megafonin dhe filloi t’i shante serbët dhe maqedonët. Gjë kjo që e çoi në pezullim për dy ndeshje mos-lojë nga UEFA-ja.
Mirlind Daku momentalisht është pjesë e Rubin Kazanit, kurse në të kaluarën flitet se ka pasur interesime edhe nga Serie A./Indeksonline/