20:29 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Mësohet arsyeja se pse Barca po e injoron totalisht Arda Turanin

Arda Turan padyshim që është një nga dështimet më të mëdha të Barcelonës në vitet e fundit. Ylli turk i ka kushtuar 1 milion euro për çdo ndeshje Barcelonës llogaritur me çmimin dhe kohën që ka luajtur ai te katalonasit.

Kohëve të fundit Barca e ka injoruar totalisht atë duke mos e aktivizuar fare që një kohë të gjatë. Arsyeja se pse Barca nuk po e aktivizon fare Turanin është për shkak të sjelljeve të tij josportive.

“Ka munguar në stërvitje duke u ankuar me një dëmtim misterioz. Kohën e kalon vetëm në rrjetet sociale me miqtë e tij. Mesazhet politike që i jep për vendin e tij nuk janë të pranueshme” thuhet në një njoftim nga një portal i afërt me Barcelonën./Indeksonline/