Mësohet arsyeja se pse Messi nuk i foli Manolas

Messi ishte njeriu kryesor për Barcelonën mbrëmë ndaj Napolit në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Siç raportojnë mediat spanjolle thuhet se Messi nuk i foli Manolas për një arsye të fortë, shkruan IndeksOnline
Mbrojtësi grek ishte autori i golit për Romën që eliminoi Barçën në çerekfinale dy vite më parë, por thuhet se Manolas të ketë bërë disa gjeste të pahijshme në një ndeshje mes Napolit dhe Barcelonës në SHBA, ku lojtarëve të Barçës u’a kujtonte golin e tij që i eliminoi nga gara e Ligës së Kampionëve.
Kështu, si shenjë hakmarrje për gjestet e bëra, Messi nuk i foli Manolas pas ndeshjes së mbrëmshme, që Barcelona e fitoi 3:1 dhe u kualifikua në çerekfinale.
