Mësohet arsyeja se pse ujqërit ‘defiluan’ nëpër rrugët e Prishtinës

Një video është publikuar gjatë ditës së sotme ku shiheshin disa ujqër duke ecur rrugëve të Prishtinës.
Indeksonline ka mësuar arsyen e ardhjes të këtyre kafshëve në kryeqytet.
Kësisoj, ujqërit (të ardhur nga Bullgaria) janë pjesë e një xhirimi të një filmi që do të realizohet në Kosovë.
“The Land Within”, është titulli i filmit që ka nisur të incizohet në bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Xhirimet do të zgjasin 38 ditë.
Kuptimi dhe motivi i këtij projekti është një ngjarje e para luftës ku pjesë e saj janë edhe ujqërit. /Indeksonline/