Mësohet çerekfinalja e parë e Kupës së Afrikës
Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshjet e para të 1/8 së finales në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku është mësuar edhe përballja e parë çerekfinale.
Kombëtarja e Senegalit kaloi në çerekfinale pa probleme, duke shënuar fitore 3-1 ndaj kombëtares së Sudanit, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja tjetër e 1/8 së finales u zhvillua mes Malit ddhe Tunisisë.
Kombëtarja e Malit kaloi tutje pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1.
Mali dhe Senegali tashmë do të përballen në çerekfinale, ndeshje e cila zhvillohet me datë 9 janar./IndeksOnline/

