75 Mall Live Search
15:03 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / B O

Mësohet data dhe ora e hitit të ri të Albina Kelmendit

Albina Kelmendi s’e ka në plan të ndalet me projekte. Pas projektit të suksesshëm të “Nanë moj kam gabu”, këngëtarja pejane ka gati projektin e ri.

“Sytë e tu” quhet kënga e re e Albinës e cila do të publikohet nesër në orën 18:00. Por, kjo nuk është e tëra për Albinën këtë vit.

Ajo do të jetë pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH-së dhe pritet të ketë fjalën vendimtare në këtë festival me një këngë ku do të performojë me antarët e familjes së saj./Indeksonline/