14:28 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / B O

Mësohet data dhe ora e saktë e El Clasicos

El Clasico e parë sezonale mes Real Madridit e Barcelonës tashmë ka mësuar datën dhe orarin e saktë të ndeshjes.

Ndeshja e nëntë e kampionatit të La Ligas, do të luhet të dielën më 16 tetor dhe ora e ndeshjes do të jetë në orën 16:15 në Santiago Bernabéu.

Aktualisht, pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, skuadra e Ancelottit është lider me 18 pikë, ndërsa Barcelona e Xavit është e dyta me 2 pikë më pak si lideri./Indeksonline/