15:40 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mësohet data dhe vendi i varrimit të regjisores Arzana Kraja

Arzana Kraja ndërroj jetë sot (e mërkurë) në Prishtinë.

Regjisorja dhe skenaristja kosovare u gjet e vdekur në banesën e saj në Lagjen ‘Emshir’

Ndërsa varrimi i saj bëhet të enjten në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, kështu ka bërë të ditur motra e saj, Gresa Kraja përmes një statusi në ‘Facebook’.

“Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës tonë të dashur Arzana Kraja. Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00. Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im”, shkruan ajo në status./Indeksonline/