Mësohet data e debutimit të Pochetinos me skuadrën e re

Mauricio Pochetino ka arritur sot në Paris. Trajneri argjentinas pritet që nesër të përcjellë nga afër seancën e parë stërvitëse te skuadra e tij e re.
Për shkaqe procedurale, zyrtarizimi i tij nuk pritet të bëhet në 24-orët e ardhshme. Ish-trajneri i Tottenhamit, do të debutojë ndaj Saint Ettienes më 6 janar.
Pochetino pritet të sjellë transfere gjatë janarit, ndërsa Erikseni i Interit është prioriteti kryesor./Indeksonline/