Mësohet data e lansimit të iPhone SE 2
Bazuar në të gjitha thashethemet dhe raportet që kanë fluturuar përreth gjatë disa muajve të fundit, viti i ardhshëm do të jetë një vit i madh për iPhone, shkruan Indeksonline.
Analisti, Ming-Chi Kuo ka pohuar se iPhone SE 2 do të arrijë në fillim të vitit të ardhshëm.
Madje në raportin e tij, ai e siguron edhe datën e daljes së telefonit të ri, fundi i marsit te 2020.
Sipas Kuo, Apple do të fillojë prodhimin në masë të iPhone SE 2 në janar 2020, dhe më pas do të fillojë transportimin e telefonit në fund të marsit.
Kuo beson se iPhone SE 2 do të ketë një dizajn të ngjashëm me atë të iPhone 8, i plotë me një ekran 4.7 inç dhe një buton Home, por pa 3D Touch./Indeksonline/