17:39 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mësohet data e lansimit të Samsung Galaxy S9

Telefoni më i ri i kompanisë Samsung pritet të debutojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas BGR-së, pajisja e Samsungut do të ketë procesor me tetë bërthama Exynos me 4GB RAM dhe versionin e fundit operativ Android, transmeton KosovaPress.

Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar nga ana e kompanisë, Samsung Galaxy S9 pritet të dalë në treg rreth muajit shkurt ose mars të vitit 2018, transmetojnë mediat britanike.

Pajisja më e re e Samsung nuk do të kushtojë lirë, duke pasur parasysh se pararendësi i tij S8 kushton 689 funta.

Samsung Galaxy 9 do të jetë edhe në versionin S9 Plus, i cili do të ketë ekran më të madh.