15:13 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mësohet data e premierës së komedisë nga Bes Kallaku dhe Bleona Qerreti

Aktori dhe komediani shqiptar po vjen me projektin kinematografik.

Artisti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë Instgaram.

Ai ka treguar se përveç tij, rol kryesor do të ketë edhe këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti.

Filmi që do të jetë i zhanrit komedi mban titullin “FALCO” dhe do ta ketë premierën më 20 nëntor.

Kujtojmë se edhe Ermal Mamaqi muaj më parë solli projektin filmik me Elvana Gjatën, që rezultoi mjaft i suksesshëm./Indeksonline/