17:25 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mësohet data e publikimit të videoklipit të ri të Sinan Vllasaliut

Këngëtari i njohur shqiptar Sinan Vllasaliu ka më shumë se 3 dekada që qëndron në nivelet më të larta në skenën muzikore shqiptare,  duke sjellur vazhdimisht muzikë të bukur për publikun, shkruan Indeksonline.

Paraqitja e parë skenike për të ishte në vitin 1986, kur për herë të parë morri pjesë në Okrianien e Artë ku u shpërblye me vendin e parë, me këngën ‘Kthehu Oj Rini’.

Pastaj ai vazhdoi me këngë deri në ditët e sotme, duke u bërë një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptarë.

Teksa së fundmi është zbuluar data e publikimit të videoklipit të ri të Sinan Vllasaliut, që do të lansohet të shtunën me 26 tetorë në orën 18:00.

E që pritet që padyshim të jetë një hit i radhës, duke marrë parasysh se projektet e tij vazhdimisht priten mirë. /Indeksonline/