16:45 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mësohet data kur do të rikthehet Vedat Muriqi

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi pas 3 javësh është rikthyer në stërvitje me Fenerbahçen.

Ai kishte lënduar nyjën e këmbës në ndeshjen kundër Kasimpashës dhe nuk arriti që të riaftësohej për duelin kundër Yeni Malatyaspor.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Muriqi do të udhëtoj bashkë me ekipin për ndeshjen e së shtunës ndaj Goztepes.

Megjithatë ai nuk pritet të startoj ndeshjen por do të jetë në bankë rezervë.

/Indekonline/