11:33 / E Premte, 09 Prill 2021 / OSH

Mësohet data kur Dua Lipa do të performojë me Elton John

Dua Lipa do të performojë me Elton John me 25 prill.

Ka qenë John ai që me fondacionin e tij ka organizuar këtë interpretim që është i dedikuar për të sëmurët me HIV Aids.

“Shikoni kë takova më në fund sot gjatë provave!!! Jam e entuziazmuar dhe e nderuar që do të performojë në #EJAFOscars më 25 prill me @eltonofficial në mbështetje të punës së mahnitshme që @ejaf është duke bërë për të ndihmuar njerëzit në mbarë botën të cilët jetojnë, ose janë të rrezikuar me HIV”, ka shkruar Dua në Twitter./Indeksonline/