75 Mall Live Search
16:32 / E Martë, 28 Tetor 2025 / BA

Mësohet data se kur do të lirohet Diddy

Sean “Diddy” Combs po i afrohet dalëngadalë lirisë.

Reperi dhe producenti i njohur i hip-hopit, i cili po vuan një dënim katërvjeçar për dy akuza të lidhura me prostitucionin, ka tani një datë zyrtare lirimi.

Sipas regjistrave të Zyrës Federale të Burgjeve, Combs, 55 vjeç, do të lirohet më 8 maj 2028 nga Metropolitan Detention Center në Brooklyn.

Ai u dënua më 3 tetor 2025 me 50 muaj burg pak më shumë se katër vjet pas një seance gjyqësore ku gjykatësi Arun Subramanian vlerësoi se propozimi i prokurorisë për një dënim prej 135 muajsh ishte “tej mase i ashpër”, ndërsa kërkesa e mbrojtjes për 14 muaj burgim “nuk do të ishte e mjaftueshme”.

“Nevoja për të dhënë një mesazh të qartë ndaj abuzuesve dhe viktimave kërkon një dënim domethënës,” deklaroi gjykatësi Subramanian.
“Një dënim i konsiderueshëm duhet dhënë si shembull për të gjithë.”
Dënimi përfshin gjithashtu 12 muaj paraburgim që Combs kishte kaluar pas arrestimit të tij në shtator 2024.

Megjithatë, vendimi nuk u prit mirë nga ekipi ligjor i tij. Avokatja kryesore, Teny Geragos, theksoi se klienti i saj ishte shpallur i pafajshëm për akuzat më të rënda trafikim seksual dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale (RICO).

“Juria e tha qartë në vendimin e saj: ai u shpall i pafajshëm për akuzat kryesore,” u shpreh Geragos për ABC News menjëherë pas dënimit.
“I pafajshëm do të thotë i pafajshëm.”

Geragos shtoi gjithashtu se Diddy ka reflektuar thellë gjatë kësaj periudhe:

“Me gjithë orët e kaluara me të në përgatitje të gjyqit, mund të them me bindje të plotë se ai është një njeri i ndryshuar.”

Nga ana tjetër, avokatja e apelimit Alexandra Shapiro e cilësoi vendimin e gjykatësit si “krejtësisht të papërputhshëm me vendimin e jurisë”.

“Gjykatësi veproi si juristi i trembëdhjetë,” tha ajo për ABC News. “Dënimi u bazua në akuza që juria i rrëzoi. Ata e shpallën zotin Combs të pafajshëm për çdo formë detyrimi.”