Mësohet data se kur do të luaj Kosova me Spanjën

Gjatë ditës së djeshme, Kosova ka mësuar kundërshtarët për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës që do të zhvillohet në vitin 2022 në Katar.
Dardanët do të jenë me të njëjtin grup me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Ndeshjen e parë Kosova e luan në Prishtinë me 28 mars kundër Suedisë derisa e përfundon kampanjën me 14 nëntor kundër Greqisë në Athinë.
Kosova është mysafir i Spanjës me 31 mars derisa i pret ata në Prishtinë me 8 shtator.
Orari i plotë ndeshjeve për kualifikimet e botërorit 2022:
28 mars 2021 / Kosovë vs Suedi
31 mars 2021/ Spanjë – Kosovë
02 shtator 2021 / Gjeorgji – Kosovë
05 shtator 2021 / Kosovë – Greqi
08 shtator 2021 / Kosovë – Spanjë
09 tetor 2021 / Suedi – Kosovë
12 tetor 2021 / Kosovë – Gjeorgji
14 nëntor 2021 / Greqi – Kosovë