75 Mall Live Search
15:46 / E Hënë, 12 Maj 2025 / L A

Mësohet data se kur do të marrë Ancelotti drejtimin e Brazilit

Carlo Ancelotti pritet të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Dhe humbja e djeshme ndaj Barcelonës, duket se do t’i kushtojë atij dhe Realit të cilët mund ta përfundojnë sezonin pa asnjë trofe.

Ancelotti pritet të marrë përsipër pozitën e selektorit të Kombëtares së Brazilit.

Siç raporton gazetari David Ornstein, data 26 maj është data kur Ancelotti do t’i bashkohet “Seleçaos” si trajneri i tyre i ri.

Brazili është aktualisht pa trajner pas shkarkimit të Dorival Junior, në mars./IndeksOnline/