Mësohet data se kur do të përballen Messi dhe Ronaldo në ndeshjen e radhës

Është raportuar se gjatë muajit janar mund të kemi një përballje tjetër mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Kjo do të ndodh pasi PSG do të luajnë një ndeshje speciale në qytetin e Riadit në Arabinë Saudite, ku do të përfshihen futbollistët e Al Hilal dhe Al Nassr, transmeton IndeksOnline.
TYC Sports raporton se kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 19 janar.
Kujtojmë se Messi luan tek PSG në sezonin e dytë – teksa Ronaldo sapo është transferuar tek Al Nassr./IndeksOnline/