Mësohet data se kur do të zhvillohet superkupa e Italisë

Superkupa e Italisë e 33-të midis Napolit dhe Juventusit do të zhvillohet me 20 janar të vitit 2021.
Dimrin e vitit që vjen, Juventusi dhe Napoli do të takohen mes veti në stadiumin “Reggio Emilia”, shkruan IndeksOnline
Napoli dhe Juventus janë takuar dy herë në Supercoppa Italiana më parë dhe Bianconeri doli në krye në një fitore 4-2 pas kohës shtesë në 2012, ndërsa Napoli u hakmor kur fitoi në penallti në 2014.
Është hera e katërt që Napoli merr pjesë në Superkupën Italiane dhe ata kanë fituar dy nga tre paraqitjet e tyre deri më tani.