75 Mall Live Search
11:23 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / B O

Mësohet e ardhmja e Ibrahimovic

Ibrahimovic-Milan, përgjithmonë. Kontrata e re është gati”, ky është titulli kryesor i “Tuttosport”.

Zlatan dhe Milani do të vazhdojnë së bashku, me një rol të ndryshëm nga pikëpamja teknike, por i njëjtë në nivel drejtues. Ai dëshiron të jetë aty për rifillimin në janart, duke anashkaluar efektivisht tre muajt e parë të kampionatit dhe duke u rikthyer pas Kupës së Botës.

Paga e Ibrës do të jetë më e ulët dhe me bonuse të lidhura me frekuentimin dhe performancën. Por nuk është çështje parash për Ibrahimovic, por çështje personale.