Mësohet e ardhmja e Marco Asensios

Marco Asensio nuk do të rinovojë kontratën me Real Madridin.
Gazeta spanjolle Marca, ka njoftuar se Real Madrid ka vendosur të mos i ofrojë një kontratë të re për futbollistin, raporton Indeksonline.
Tani Asensio pritet të vendosë a do të largohet nga klubi apo të qëndroje te Real Madridi deri në fund të kontratës së tij.
Kontrata e mesfushorit 26-vjeçar me Madridin skadon në fund të qershorit 2023.
Marco Asensio është pjesë e Real Madridit që nga viti 2015, ku ka luajtur 235 ndeshje ku ka shënuar 49 gola dhe ka bërë 24 asistime në të gjitha garat.
Sipas portalit transfermarkt, vlera e lojtarit është 40 milionë euro./Indeksonline/