Emri i personit, që u rrëzua nga teleferiku, në Brezovicë, dhe gjendja e tij shëndetësore

Një person u rrëzua sot nga teleferiku në Brezovicë.
Rasti në fjalë u konfirmua për Indeksonline nga Policia e Kosovës, duke theksuar se ai pësoi lëndime trupore.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se personi, i cili u rrëzua nga teleferiku në Brezovicë është Durim Rrustemi i lindur në vitin 1991.
Ai është nga Komuna e Fushë-Kosovës dhe është jashtë rrezikut, duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt.
Por ajo çfarë duhet të theksohet është fakti se problemi nuk qëndroi te teleferiku sa i përket rrëzimit të tij, por të paqëndrueshmëria siç duhet e tij.
I lënduari në këtë rast nuk pati përgatitje profesionale, duke ndikuar kështu që ai të rrëzohet dhe të pësonte lëndime.
Një numër i madh vizitorësh është edhe këtë sezon në Brezovicë, duke shijuar vendin më të bukur turistik të Kosovës./Indeksonline/
