75 Mall Live Search
21:43 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / S Z

Mësohet emri i viktimës që u godit nga vetura në Klinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sontme në fshatin Jashanicë të Klinës, ku një këmbësor ka humbur jetën, pasi që është goditur nga një veturë.

“Indeksonline”, mëson se viktima është 82 vjeçari Sahit Sahitaj, i cili u godit për vdekje. Ndërsa trupi i viktimës ende nuk është tërhequr nga vendi, ku ka ndodhur aksidenti.

Viktima dhe pas dy orësh vazhdon të qëndrojë i shtrirë në rrugë./Indeksonline/