75 Mall Live Search
20:20 / E Enjte, 18 Mars 2021 / A. A

Mësohet fati i Arbër Zenelit dhe Valon Berishës rreth grumbullimit me Kosovën

Liga franceze mori vendim që futbollistët të cilët nuk luajnë në vendet e Bashkimit Evropian të mos lejohen të bashkohen me ekipet e tyre kombëtare.

U mendua që Kosova do të pësonte nga ky vendim, ngase tre futbollistë të ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes, luajnë në Ligue 1, Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Bersant Celina.

Burime të Indeksonline afër futbollistëve kosovarë, bëjnë të ditur që klubet e tyre Stade de Reims dhe Dijon nuk do t’i pengojnë ata që të grumbullohen me ‘dardanët’.

Zeneli, Berisha e Celina pritet të vijnë në Prishtinë të hënën e ardhshme.

/Indeksonline/