75 Mall Live Search
12:08 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / L A

Mësohet fati i Shkëndijës, në rast të kualifikimit në play-off të Ligës së Kampionëve

Shkëndija është e vetmja skuadër shqiptare në garat e Ligës së Kampionëve.

Ata do të përballen me kampionin e Azerbajxhanit, Qarabag me ndeshjen e parë që zhvillohet nesër në Shkup.

Në rast të një kualifikimi historik në play-off të Ligës së Kampionëve, ata do të përballen me fituesin e ndeshjes Ludogorets-Ferencvaros.

Shkëndija ka siguruar të paktën kualifikimin në njërën nga garat e UEFA-së./IndeksOnline/