75 Mall Live Search
16:52 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mësohet finalisti i parë, Feronikeli nëse fiton ka punë me Santa Coloma

Ka përfunduar ndeshja e parë gjysmëfinale e fazës parakualifikuese e Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Skuadra nga Andora, Santa Coloma ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj skuadrës nga San Marino Tre Penne.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Javier Camochu në minutën e 76-të të ndeshjes.

Santa Coloma në finale do të luaj kundër fituesit të ndeshjes tjetër, Feronikeli – Lincoln Santa Coloma që zhvillohet nga ora 20:45. /IndeksOnline/