Mësohet futbollisti i Gjilanit që doli pozitiv me Covid-19

Takimi në mes skuadrës nga San Marino, Tre Penne dhe Gjilanit në Evropa Ligë është anuluar, kjo pasi një futbollist i klubit kosovar ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Tashmë është mësuar edhe emri i futbollistit që doli pozitiv në testin e fundit, është fjala për Shend Kelmendin, shkruan IndeksOnline
Kështu, pritet që takimi mes Tre Penne dhe Gjilanit të luhet nesër, kjo vetëm në rast se e gjithë skuadra kosovare dalin negativ në testin për Covid-19.
