Mësohet gjendja e DMX, reperit të famshëm që pësoi sulm në zemër

Reperi me famë botërore, Earl Simmons i njohur si DMX ka pësuar të premtën sulm në zemër.
50 vjeçari mbetet ende në gjendje të rëndë, megjithëse orëve të fundit mjekët kanë konfirmuar se ai po merr frymë vet dhe i janë hequr aparatet artificiale.

“Ka nisur të marr frymë vet, por jam i marrë nëse them se nuk jemi të shqetësuar për gjendjen e tij” ka thënë përfaqësuesi i tij për media.
Raportohet se 15 fëmijët e DMX ndodhen afër spitalit dhe po përcjellin me shqetësim gjendjen e tij./Indeksonline/