75 Mall Live Search
13:58 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Mësohet gjendja e të dashurës së Pique pas publikimit të këngës së Shakirës

E shkuara e futbollistit asesi të shkëputet nga lidhja e tij e tanishme.

Pique ka konfirmuar romancën me Clara Chia Marti shumë pak kohë pasi u mësua ndarja e tij me Shakirën.

Por emri i kësaj të fundit do t’i përcjellë si duket gjatë ose përgjithmonë çiftin e ri.

Këngëtarja kolumbiane ka pak ditë që ka publikuar një projekt të ri me titull ‘’Monotonia’’ që duket qartë se i dedikohet ndarjes nga futbollisti.

Siç raportojnë mediat e huaja, Clara është shumë e prekur nga kjo këngë dhe gjithë vëmendja që ajo po merr.

Ndaj ka preferuar të qëndrojë larg çdo gjëje, të paktën të mos ndihet e sulmuar.

Gjendjen e të dashurës së Pique-s e bëri me dije gazetari i njohur spanjoll, Jordi Martin teksa shtoi: “Më thonë që Clara nuk shkon më as në punë në zyrat e “Kosmos”, por punon nga shtëpia, nuk është aq e fortë.”

Situata e tanishme ka ndarë publikun në dy pjesë. Në njërën anë ata që Clara duhej të ishte e përgatitur,ndërsa pjesa tjetër që e mbrojnë duke fajësuar Piquen.