75 Mall Live Search
17:48 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / Blerim

Mësohet gjyqtari i finales në Europa League

UEFA ka zbuluar edhe gjyqtarin kryesor të ndeshjes finale në Europa League mes Manchester Unitedit dhe Villarrealit.

Ndeshja finale i është besuar arbitrit, Clement Turpin (38-vjecar), shkruan IndeksOnline

Klubi anglez dhe ai spanjoll luajnë finalen e madhe më 26 maj në Poloni.

Kujtojmë që UEFA ka zbuluar edhe gjyqtarët për finalen e Champions League: Gjyqtari kryesor në këtë përballje do të jetë spanjolli, Antonio Miguel Mateu Lahoz. Përkrah tij do të jenë: Cebrian Devis, Diaz Perez dhe Cerro Grande./IndeksOnline/