75 Mall Live Search
16:45 / E Hënë, 28 Qershor 2021 / AR

Mësohet identiteti dhe arsyeja e të arrestuarit në festën e Vidovdanit

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Gazimestan në kuadër të ritualeve vjetore të Vidovdanit.

Burime të “Indeksonline”, bëjnë me dije se i arrestuari është Risto Jovanoviq.

Arsyeja e arrestimit të tij është se personi në fjalë ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtes.

I njëjti është shoqëruar në stacionin policor veriu.

Për rastin është kontaktuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka marrë vendim që të inicohet veper penale për nxittje të përçarjes dhe mosdurimit.

“Indeksonline”, sot gjatë gjithë ditës ka raportuar nga vendi ngjarjes ku u mbajt kjo festë.