75 Mall Live Search
22:05 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mësohet identiteti i 30 vjeçarit të vrarë dje në Istog

Në orët e pasdites së djeshme në mes fshatrave Dubravë dhe Veriq të Komunës së Istogut është gjetur një person i vdekur.

Rastin për vdekjen e tij për Indeksonline dje e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra. Sipas tij rasti është cilësuar si vdekje të dyshimtë dhe se janë në pritje të rezultateve të tjera të hetimeve.

Por, burime të Indeksonline mësojnë se personi i vdekur është Arben Dekaj rreth 30 vjeçar nga Istogu dhe se trupi i tij është gjetur i qëlluar me disa plumba.

Ndryshe Indeksonline ka provuar të kontaktojë me Policinë në Rajonin e Pejës në lidhje me detaje të reja për rastin, mirëpo të njëjtit sot nuk kanë qenë të qasshëm. /Indeksonline/