Mësohet identiteti i doganierit që vdiq nga koronavirusi, kishte pozitë të lartë

Sot ka ndërruar jetë pacienti i 19-të si pasoj e virusit Covid-19. Dogana e Kosovës njoftoi se ai ishte pjesë e saj.
Ndërsa IndeksOnline ka mësuar se bëhet fjalë për Kujtim Qafleshin, i cili ishte edhe shef i doganës në Pikën Kufitare në Vërmicë.
“Kjo është një humbje e madhe për Doganën pasi i ndjeri ishte një ndër oficeret doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhëne kontribut të çmuar në ndërtimin e Dogana duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi të cilat edhe i themelojë dhe funksionalizojë. Së fundi i ndjeri ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar të Vërmicës”, thekson komunikata e Doganes se Kosoves.
“Dogana e Kosovës shpreh ngushëllimet e saj më të thella dhe sinqerta për familjaret, miqtë dhe të gjithë të afërmit e të ndjerit. Dogana do të vazhdoj të punojë me përkushtim në zbatimin e te gjitha obligimeve ligjore dhe sfidave, përkundër vështirësive dhe rreziqeve”, thekson ne njoftim Dogana e Kosoves.
