75 Mall Live Search
08:35 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / L A

Mësohet identiteti i futbollistit, i cili u kërcënua me armë nga një agjent

Futbolli u trondit nga lajmi se një yll i Premierligës ishte kërcënuar me vdekje nga një agjent i futbollit.

Ngjarja kishte ndodhur në shtator, por nuk ishte bërë publike deri tani.

Po ashtu është mësuar edhe identiteti i futbollistit të cilit i ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme.

Ai është mbrojtësi italian i Tottenhamit, Destiny Udogie në të cilin i është drejtuar arma nga agjenti futbollistik, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ende.

Policia britanike tashmë ka arrestuar të dyshuarin, ku dhe po hetojnë rastin. /IndeksOnline/