Mësohet identiteti i zyrtarit policor që u sulmua fizikisht në detyrë, pasi gjobiti një person

H.Blakaj është identiteti i zyrtarit policor që u sulmua fizikisht në detyrë në fshatin Serbobran të Istogut. Ky sulm kishte ndodhur pasi ai gjobiti një person.
“Indeksonline”, mëson se i dyshuari i A.Gashi me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje.
E gjithë ngjarja kishte filluar pasi Policia i shqiptoi të njëjtit një gjobë për shkelje të rregullave të tarfikut.
I dyshuari A. Gashi pasi kishte fyer policët, njërin e kishte bërë për spital.
