75 Mall Live Search
21:59 / E Martë, 14 Qershor 2022 / AR

Mësohet Kombëtarja e fundit që do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror “Katar 2022”

Kombëtarja e Costa Ricës, është skuadra e fundit e cila ka siguruar pjesmarrjen në Kampionatit Botëror “Katar 2022”, raporton Indeksonline.

Costa Rica arriti të fitoj me rezultat 1-0 ndaj Zelandës së Re, duke siguruar pjesmarrjen në Kampionatin Botëror.

Golin e fitorës e ka shënuar Joel Campbell qysh në minutën e 3-të të takimit.

Deri në fund të ndeshjes, të dy skuadrat kishin mundësi të mira për gol, por që nuk arritën të shënonin.

Vlen të theksohet se skuadra e Zalendës së Re, nga minuta e 67-të luajti me një lojtar më pak, pasi Kosta Barbarouses u ndeshkua direkt me karton të kuq./Indeksonline/