12:46 / E Diele, 25 Tetor 2020 / Blerim

Mësohet kundërshtarja e Loriana Kukës në “Grand Slamin e Budapestit”

Loria Kuka sot e ka ditën e saj në xhudo, ku do të mundohet ta fitojë medaljen e artë në “Grand Slamin e Budapestit”.

Xhuditja jonë do të garojë në kategorinë -73 kilogram, e cila rrethin e parë do ta kalojë pa luftë, e në rundin e dytë do të takohet me xhudisten nga Mongolia, Munkhtsetseg Otgon, shkruan IndeksOnline

Duelit pritet të nisë për një orë, do të thotë rreth orës 13:30.