11:46 / E Mërkurë, 04 Tetor 2017 / indeksADMonline

Mësohet kur fillon ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë

Ministrja e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës së Serbisë, Zorana Mihajoviq tha se ndërtimi i seksionit të parë të autostradës Nish-Merdare-Prishtinë, nga Nishi në Ploqnik, do të fillojë vitin e ardhshëm sipas planit të Qeverisë së Serbisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve (EIB).

Zëvendëskryeministrja serbe e cila u takua sot me Drejtorin e Zyrës së Bankës Evropiane të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, theksoi rëndësinë e të ashtuquajturës “autostrada e paqes”, e cila në një gjatësi prej 77 kilometrash do të kalojë nëpër Serbi, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.