75 Mall Live Search
21:01 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mësohet motivi i plagosjes së funksionarit të BDI-së në Shkup

(I plotësuar 21:48)  Një incident ka ndodhur orë më parë në Shkup, ku pas gjuajtjeve më armë, mbeti i plagosur Valon Bela, funksionari i BDI-së, që mban pozitën e drejtorit të spitalit të gjinekologjisë në Shkup.

Jo zyrtarisht Indeksonline mëson se përplasje e armatosura ka ardhur pas shumë klaneve të krijuara në degën e BDI-së në Çair, kohëve të fundit.

Ndërsa si arsye kryesore për këto përplasje mësohen të jenë konkurrenca e madhe për poste në ekzekutiv nga kjo parti./Indeksonline/

……………………………….

Ky është personi i cili u plagos sonte në Shkup

Pas icidentit i cili ndodhi sonte në Shkup, Indeksonline ka siguruar edhe forografinë të plagosurit Valon Bela.

Siç raportoi edhe më heret Indeksonline në incidentin e ndodhur pak orë më parë në Shkup mbeti i plagosur funksionari i BDI-së që mban pozitën e drejtorit të spitalit të gjinekologjisë në Shkup.

Ndërsa për incidentin në fjalë u pronocua edhe policia e Maqedonisë e cila konfirmoi rastin por pa dhënë shumë detjae rreth motiveve që ka ardhur deri tek ky incident.

“Sot në ora 17 e 45 është denoncuar se në rrugën ‘Llazo Terpkovski’ është gjuajtur V.B. (40) nga Shkupi në këmbën e djathtë nën gju. Ndaj tij ka shtënë një person i cili ka qenë bashkë mr E.H., E.A. dhe R.N. V.B është transferuar në spitalin e qytetit”, njoftoi policia./Indeksonline/