75 Mall Live Search
10:43 / E Premte, 29 Tetor 2021 / B O

Mësohet ndeshja ku Xavi debuton si trajner i Barcelonës

Barcelona e ka kryer marrëveshjen me Xavin. Skuadra aktuale e spanjollit, Al Saad do ta lirojë legjendarin spanjoll pa asnjë kompenzim financiar.

Xavi mund të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme si trajner i ri i katalonasve.

Debutimi i tij pritet të ndodhë me 6 nëntor, në ndeshjen që Barcelona e luan ndaj Celtas.

Në ndeshjet ndaj Alaves dhe Dinamo Kiev, Barcelona do të drejtohet nga trajneri i përkohshëm, Sergi Barjuan./Indeksonline/