20:42 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mësohet, nesër Higuain kryen testet mjekësore (Foto)

Gonzalo Higuain do t’i kryen testet mjekësore te skuadra e Milanit gjatë ditës së nesërme (e enjte).

Ylli argjentinas do të transferohet përfundimisht në skuadrën e Milanit, pasi u përfshi një marrëveshje Higuain-Caldara për Bonuccin, shkruan IndeksOnline.

Sic shkruajnë mediat në Itali, Higuain do t’i kryej testet mjekësore nesër nga ora 08:00 në Klinikën “Madonnina”.

Higuain pati shumë oferta gjatë afatit veror. Sulmuesin e kërkuan edhe në Premierligë dhe ishte Chelsea që shprehu interesim të madh për lojtarin./IndeksOnline/