Mësohet numri i tifozëve çek që do të jenë prezent në “Fadil Vokrri”
Të shtunën Kosova luan kundër Çekisë në ndeshjen eliminatore për “Euro 2020”.
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur për këtë sfidë pasi të gjitha biletat janë shitur.
Indeksonline mëson se nga ana e mysafirëve në stadium do të jenë prezent rreth 330 tifozë.
Çekët do të kenë të rezervuara ulëset në pjesën jugore të stadiumit. /IndeksOnline/