Mësohet ora e saktë kur luhet El Clasico, do ju pëlqejë ky termin kohor
El Clasico e 18 dhjetorit tashmë e di orën e saktë të ndeshjes. Përballja midis Barcelonës dhe Real Madridit në “Camp Nou” do të zhvillohet nga ora 20:00.
Ndeshja, e cila pak ditë më parë u shtye për shkak të situatës politike në Barcelonë, do të rikthehet pas disa vjetësh në këtë termin.
Drejtuesit e La Ligas parashikojnë se mund të thyhet rekordi i shikimeve televizive në përballjen e 18 dhjetorit./Indeksonline/