75 Mall Live Search
12:33 / E Shtunë, 12 Prill 2025 / Gj. Sh

Mësohet ora e saktë se kur do të luhet finalja e “Copa del Rey” mes Barcelonës dhe Real Madridit

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në finalen e ”Copa del Ray”.

Ndeshja ishte vendosur të luhet më 26 prill derisa tashmë është mësuar edhe ora e saktë, shkruan IndeksOnline.

”El Clasico” siç njihet në mbarë botën, do të zhvillohet në stadiumin ”La Cartuja” të Sevillas, nga ora 22:00.

Kujtojmë se Barcelona arriti në finale pasi eliminoi Atletiko Madridin në gjysëmfinale, derisa Real Madrid e eliminoi Real Sociedadin./IndeksOnline/