75 Mall Live Search
16:17 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Mësohet sa do të mungoj Neymar pas lëndimit në ndeshjen kundër Serbisë

Ylli i PSG-së, Neymar do të humbasë dy ndeshjet e mbetura të fazës së grupeve në Kupën e Botës.

Ai ka pësuar një dëmtim të ligamentit të kyçit të këmbës, në ndeshjen e mbremshme mes Brazilit dhe Serbisë, shkruan IndeksOnline.

Mbas testeve mjeksore është konfirmuar se Neymar do të mungoj në dy ndeshjet e ardhshme të Brazilit, por ai do të jetë i aftë për fazën eliminiuese nëse kualifikohen./IndeksOnline/